
Arbiter anesor me flamur
Ditën e mërkurë do të luhet takimi i vetëm i Conference League. Besaksehir do të presë në shtëpi skuadrën e Petrocub për të bërë mes tyre llogaritë për raundin e 5-të të këtij kompeticioni.
Kështu UEFA këtë takim që starton në orën 16:30 ka vendosur t’ia besojë arbitrave shqiptarë. Kryesorë do të jetë Genc Nuza, i cili do të ndihmohet edhe nga Fatlum Berisha dhe Buja Selimaj.
Arbitër i 4-të do të jetë Eridon Podorica. Në VAR do të jetë Dardan Çaka, teksa në AVAR pozicionohet Visar Kastrati. Një skuadër shqiptarësh që do të vendosin drejtësi në një nga sfidat më interesante në Conference league, duke bërë që takimi që do të luhet në Istanbul të “flasë shqip”.

Poll