
Kosova humbi nga 3-0 në tavolinë sfidën me Rumaninë. Ky takim vazhdon të diskutohet për shkak të ndërprerjes së ndeshjes nga ana e lojtarëve “dardanë” pas thirrjeve anti-shqiptare.
Në lidhje me këtë ka dhënë mendimin e tij edhe Lorik Cana. Kapiteni legjendar i Kombëtares shqiptare ka thënë se nëse Kosova do të ishte duke fituar 1-0, të gjithë thonë se nuk do ta linin lojën. Është diçka që ndodh në moment.
“Mua më pyesin shumë për këtë punë. Nuk besoj se diçka është bërë me dëshirë, me qëllim të keq apo në ndonjë mënyrë të keqe. Kur mua ma bëjnë këtë pyetje, unë ua bëjë një pyetje tjetër shumë të thjeshtë. Nëse ne do të ishim 1-0 duke e fituar atë lojë, a do ta kishim lënë? Merre vet përgjigen, të kishim qenë ne duke fituar 1-0 në minutën ‘93, a do ta kishim lënë lojën? Shumica e njerëzve më thonë: ‘Jo nuk do ta linim’ dhe e kemi përgjigen”, shprehet Cana.