Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

“Na priftë e mbara”, skuadra e Ballkanit gati të nisë gjysmën e dytë të sezonit

Shkruar nga NEWSPORT
“Na priftë e mbara”, skuadra e Ballkanit gati të nisë
Ballkani

Pas një pushimi prej një muaji e pak, Superliga e Kosovës do të rikthehet të luajë sërish. Ditën e nesërme, Ballkani do të presë në shtëpi ekipin e Dukagjinit në orën 12:00.

Ekipi kampion në fuqi, është gati për të nisur gjysmën e dytë të sezonit, duke bërë dhe një deklaratë për shtyp për ndeshjen e nesërme.

“Tifozë të dashur të kampionit të Kosovës,

Është koha për ta vazhduar edicionin 2024/25, ku sezonin pranveror e nisim nesër në duel me Dukagjinin.

Kjo ndeshje zhvillohet në stadiumin tonë të qytetit në Suharekë, me fillim nga ora 12:00!

Skuadra është gati dhe si gjithmonë me përkrahjen tuaj, vazhdojmë betejë pas beteje, të luftojmë për qëllimin e përbashkët.

Na priftë e mbara”, shkruan skuadra e Ballkanit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga