
Vedat Muriqi doli në konferencë për shtyp për mediat në prag të takimit të Kosovës me kombëtaren zvicerane. Dardanët do të luajnë ditën e nesërme në një transfertë të vështirë përballë “helvetëve”.
"Jemi përgatitur për nesër dhe kemi bërë analizat tona. E njohim Zvicrën, i njohim pikët e dobëta. Atmosfera është e jashtëzakonshme. Kemi një ekip me lojtar të nivelit të lartë dhe bazuar në këtë shpresoj se nesër do të dalim fitues. Kundër Zvicrës kisha rastin të shënoj dy herë, dhe është ndjenjë e mirë të shënosh gola. Jemi të gatshëm dhe shpresoj t'i gëzojmë tifozët që do të jenë të pranishëm në stadium
Është nder për të përfaqësuar Kosovën. I uroj suksese Fisinikut dhe Albionit dhe uroj të jenë pasardhësit në Kosovë. Uroj ta kalojnë shifrën e golave që unë i kam realizuar", u shpreh Muriqi.