Edon Zhegrova padiksutim ka luajtur mbrëmjen e djeshme ndeshjen më të mirë në karrierën e tij futbollistike. “Dardani” shkëlqeu përballë “yjeve” të Real Madrid në fitoren 1-0 që mori Lille.
Madje 25-vjeçari u shpall edhe lojtari më i mirë i ndeshjes. Mesazhet për Zhegrovën pas kësaj sfide janë padiksutim të shumta dhe njëri prej tyre vjen nga FFK-ja, me Federatën që duket se ka lënë pas “hatërmbetjet” me lojtarit për largimin e tij nga grumbullimi në muajin shtator.
Federata në postimin e saj tregon detajet dhe statistikat e Zhegrovës në ndeshjen e mbrëmshme.
“EDON ZHEGROVA – LOJTARI I NDESHJES SË LIGËS SË KAMPIONËVE
Zhegrova ka vazhdur shkëlqimin me formën e tij.
????????10-shi i Kombëtares së Kosovës mbrëmë u shpall “Lojtari i ndeshjes” në përballjen e ekipit të tij, LOSC Lille, kundër klubit mbretëror Real Madrid, në kuadër të garës më të madhe të klubeve, Ligës së Kampionëve, të cilën e fituan me rezultat 1:0.
⚽Zhegrova në këtë ndeshje luajti për 90 minuta dhe ishte lojtari kyç në fitoren e rëndësishme të ekipit të tij, me 62 prekje me topin, 88% saktësi të pasimeve dhe shtatë duela të fituara”, thuhet në postimin e FFK-së. Me interes pritet të mësohet nëse Zhegrova do të jetë pjesë e të grumbulluarve të Kosovës për dy sfidat e këtij muaji, ku “Dardanët” do të luajnë me Lituaninë në transfertëe më 12 dhe me Qipron në “Fadil Vokrri” 3 ditë më pas.