
Batatina & Ademi
Llapi nuk është se po kalon një moment shumë të mirë në kampionat. Së fundmi, pas kaq shumë ndeshjesh pa rezultate pozitive, drejtuesit e skuadrës nga Kosova kanë vepruar.
Ata kanë shkarkuar të gjithë ndihmës-trajnerët. Kjo ka ndodhur me konsensus. Tekniku i llapjanëve qëndron për të ndihmuar skuadrën dhe t'a ringrejë aty ku duhet.
Kujtojmë që para disa ditësh, Batatina mori një licencë në Tiranë pranë FSHF-së. Me eksperiencën e zotëruar nga kursi, si dhe me atë në Superligën e Kosovës me siguri Llapi do të rikthehet në zonën e sipërme të renditjes. Tashmë, Tahiri pret të mësojë stafin e ri me të cilin do t'i duhet të punojë.
Poll