Llapi fitoi superduelin e kësaj jave të 7-të të Superligës së Kosovës duke mposhtur me rezultatin e pastër 3-0 Suharekën. Një ndeshje e dominuar totalisht nga djemtë e Tahir Batatinës që ‘ulin me këmbë në tokë’ ata të Shpëtim Duros të cilët po kryesonin kampionatin me pikë të plota.
Rezultati i zhbllokua në minutën e 27’ me Blendi Baftiun që ktheu në gol një 11-metërsh të fituar. Pjesa e dytë nisi në mënyrën më të mirë me një gol të Januzit, ndërsa Ramadani do të mbyllte llogaritë me golin e tij në minutat e fundit.
Me këtë fitore, Llapi merr kryesimin e përkohshëm të kampionatit me 13 pikë, aq sa Malisheva e Suhareka, por skuadrat e mëposhtme kanë ndeshjet e tyre për të luajtur.
Poll