
Lille e Edon Zhegrovës ka një ndeshje të lehtë në letër ditën e sotme në Kupën e Francës në orën 21:00. Skuadra e shqiptarit përballet në transfertë me ekipin e ligës së dytë Rouen.
Lojtari nga Kosova po mshkëlqen me ‘Les Dogues” në Ligue 1 aq shumë këtë edicion sa tërhoqi vëmendjen edhe të gazetës së fasmshme ndërkombëtare L’Equipe. Këta të fundit I kushtuan një artikull reportazhi në Kosovë para klasikes kundër Marseille në kampionat. Statistikat flasin vetë për sulmuesin, i cili me klubin verior francez do të synojë të shkojë sa më larg në Coupe de France dhe pse jo t’a fitojë.
Rouen është një skaudër nga Ligue2, e cila në pamje të parë duket e lehtë dhe për Zhegrovën do të jetë një shans i mirë për të shënaur goleadë në raundin e 1/32.
