
Antonio Conte ka folur në konferencën për shtyp para sfidës me Romën edhe për Amir Rrahmanin. Timonieri italian nuk i ka kursyer elozhet për kapitenin e Kosovës, ndërsa nënvizon se është një urshtar i vërtetë në qendër të mbrojtjes.
Gjithashtu ka deklaruar se është befasuar për mirë nga paraqitja e Rrahmanin, pasi ky i fundit sipas Contes është shumë punëtorë dhe së bashku me Alessandro Buongiorno në qendër të mbrojtjes kanë krijuar një dyshe fantastike.
“Alessandro, duke marrë parasysh moshën e tij, ka margjina të gjera dhe po përmirësohet në shumë aspekte, është i zhytur në mendime, pranues, kur i tregon diçka e absorbon menjëherë.
Pranë tij ka fatin të ketë dikë si Amiri që është një ushtar, një robot, është i kalibruar, është kompjuter, më ka befasuar se është shumë punëtor”, ka përfunduar Conte.