Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Largimi nga Ballkani dhe transferimi i mundshëm në Superiore, Orges Shehi vendos për të ardhmen! (ZBARDHEN DETAJET)

Shkruar nga NEWSPORT
Largimi nga Ballkani dhe transferimi i mundshëm në Superiore, Orges
Orges Shehi

Orges Shehi do të largohet nga Ballkani. Trajneri durrsak ka vendosur që të mbyllë aventurën e tij me ekipin nga Suhareka, por jo menjëherë siç është përfolur së fundmi. Shehi do t’i japë lamtumirën nënkampionëve të Kosovës në dhjetor.

Sipas burimeve për Newsport.al, mësohet se tekniku 38-vjeçar do të largohet pikërisht në fund të vitit 2025 nga Ballkani, diçka të tillë ua ka njoftuar drejtuesve. Një nga arsyet e këtij largimi të “beftë”, është merkato e bllokuar që klubi nga Suhareka ka, duke “limituar” plotësimin e dëshirave të Shehit.

Vlen të theksohet, se ish-trajneri i Tiranës dhe Partizanit është përfolur për një rikthim të mundshëm në Superiore. Megjithatë, këtë herë nuk është përfolur për një rikthim në kryeqytet, pasi ekipi më i “shumëpërmendur” është Teuta, edhe pse s’ka ende asgjë konkrete.

Poll

Lexo gjithashtu