Me kalimin e Ilir Dajës te Dinamo, Ballkani është në kërkim të një trajneri të ri. Kampionët e Kosovës janë vënë në lëvizje për zëvendësuesin e Dajës, teka kanë ‘piketuar’ edhe disa alternativa.
I pari është Artim Pollozhani, i cili mesa duket do ta mbyllë me Flamurtarin. Drejtori sportiv i klubit vlonjat do të largohet nga këta të fundit në rast se do të merrte një ofertë të kënaqshme nga Ballkani.
Megjithatë, asgjë nuk është e kryer, sepse klubi nga Theranda ka dhe alternativa të tjera në Shqipëri. Një ndër ta është dhe ish-trajneri i Partizanit, Orges Shehi i cili aktualisht është pa ekip.
Poll