Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Kryeqytetasit “tërbojnë” ish-trajnerin e Vllaznisë, Nevil Dede s’fal “blutë”

Shkruar nga NEWSPORT
Kryeqytetasit “tërbojnë” ish-trajnerin e Vllaznisë,
Nevil Dede

Ditën e sotme janë zhvilluar dy ndeshjet e para të javës së 18-të të Superligës së Kosovës. Në këto duele kishte surpriza, teksa u shënua edhe një total prej 6 golash.

Ferizaj i Nevil Dedes që mban vendin e 9-të ia doli që të triumfonte në shtëpi përballë Llapit që renditet i 7-ti. Kjo sfidë përfundoi me shifrat 2-1, me Ferizajn që iu fal dygolëshit të Haxhimusës, duke mposhtur kështu “blutë” e Llapit.

Në krahun tjetër, Prishtina fitoi me përmbysje 2-1 përballë Drenciës së Thomas Brdaric, ish-trajnerit të Vllaznisë. Kryeqytetasit marrin fitore të rëndësishme dhe shkojnë në vendin e dytë me 30 pikë. Ndërsa Drenica me 20 pikë renditet e 8-ta.

Poll

Lexo gjithashtu