Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Kosova publikon listën e lojtarëve të grumbulluar, rikthehen Zhegrova, Muric e Muslija dhe kërkojnë falje me letër publike (FOTO)

Shkruar nga NEWSPORT
Kosova publikon listën e lojtarëve të grumbulluar, rikthehen
Edon Zhegrova

Trajneri i Kosovës, Franco Foda ka bërë publike listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet e tetorit. Kosova do të luajë kundër Lituanisë më 12 tetor në transfertë, ndërsa 2 ditë më vonë do të presë në shtëpi Qipron.

Ajo ç’ka bie në sy në këtë listë janë rikthimi i portierit, Aron Muric, mesfushorit Muslija dhe sulmuesit Edon Zhegrova. Të 3 këta futbollistë u përjashtuan nga përfaqësuesja dardane për shkak se kishin thyer rregullat. Por tashmë janë rikthyer dhe kanë kërkuar falje me një letër publike.

Letra:

Të nderuar:

Bashkëlojtarë, trajner, Federatë dhe mbi të gjitha tifozë të Kombëtarës së Kosovës

Po u drejtohemi me këtë letër për t'u thënë se kemi bërë një gabim dhe nuk i kemi ndjekur rregullat e ekipit kombëtar!

Për këtë ne duam ti kërkojmë falje, Trajnerit, bashkëlojtarëve, Federatës dhe tifozëve.

Ne duam të luajmë për shtetin tonë dhe gjithmonë do të bëjmë më të mirë në të ardhmën.

Edon Zhegrova / Arjanet Muric / Florent Muslija

Kosova publikon listën e lojtarëve të grumbulluar, rikthehen
Letra
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga