
FIFA ka publikuar renditjen e re të saj. Përditësimet janë bërë pikërisht sot, më 20 qershor
Shqipëria mban vendin e 66 duke mos ndryshuar nga renditja e mëparshme. Bie në sy se Kosova ka humbur 3 pozicione dhe renditet tashmë në vendin e 105.
Renditja e përgjithshme e futbollit botëror kryesohet nga Argjentina. Pas asaj ndodhen Franca dhe Belgjika.
Spanja, Kroacia dhe Italia si kundërshtar të Shqipërisë në grupin B mbajnë respektivisht vendin e 8, 9, 10. Renditja e radhës do të publikohet më 18 korrik.
Pas 28 ditëve, Shqipëria pritet të pozicionohet më lart. Kjo për shkak të paraqitjeve në Europian. Pika ndaj Kroacisë me barazimin 2 me 2 do ndikojë në ngjitjen e Kombëtares, ndërsa shpresa është te rezultati pozitiv dhe ndaj Spanjës.