
Rumania fitoi ndeshjen e ndërprerë me Kosovën në tavolinë, me rezultat 3-0. UEFA shpalli vendimin përfundimtar, duke i dhënë të drejtë rumunëve me pretendimin se lojtarët e Kosovës u tërhoqën nga fusha pa u dashur një gjë e tillë.
Komisioni Disiplinor i forumit europian vendosi në favor të rumunëve, duke lënë me pikëllim opinion sportiv shqiptar. Menjëherë pasi u publikua lajmi zyrtar nga UEFA, shtypi në Serbi reagoi dhe u shpreh kategorik mbi ndeshjen Rumani-Kosovë.
Gazetat serbe e nisën shkrimin me moton ‘Kosova është Serbi’, duke shkaktuar nxehje gjakrash. Opinioni në Serbi i gëzohet favorizimit të Rumanisë dhe është i kënaqur në masë.
“Ka shumë shprehi mbi këtë ndeshje dhe mbi ngjarjet që u shkaktuan. Sanksioni është i rëndësishëm dhe përmendja në vendimin e UEFA-s është korrekt. Kosova është Serbi. Kjo shkakton shumë acarim, por është e vërtetë. Kjo thënie mund të shkaktojë histeri tek shqiptarët.”, u shpreh shtypi serb.