Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Përfaqësuesja e Kosovës e të amputuarve në turneun Ballkanik në Tiranë, Federata reagon pas ndeshjes së parë

Shkruar nga NEWSPORT
Përfaqësuesja e Kosovës e të amputuarve në turneun
Kombëtarja e Kosovës e të amputuarve

Federata e Kosovës ka dërguar si pjesmarrëse në Tiranë përfaqësuesen e të amputuarve. Ky është një turne ballkanik që organizohet nga FSHF dhe në të marrin pjesë fqinjët tanë dhe Turqia. Ndeshjet organizohen në ambientet e “Shtëpia e Futbollit”.

Kosova pësoi humbje nga turqit në shifrtat alarmante 12-0, ndërsa sfida e dytë do të jetë një takim mes vllezërish me Kombëtaren tonë. Si FFK, ashtu edhe FSHF-ja po mbështesin sportin e të amputuarve duke organizuar evenimente të tilla.

Deklarata e plotë e Federatës së Kosovës:

Kombëtarja e Kosovës e të amputuarve po e përfaqëson vendin tonë në turneun Ballkanik të futbollit që po zhvillohet në Tiranë. Në këtë turne, përveç Kosovës, marrin pjesë edhe Kombëtarja e Shqipërisë dhe Turqisë. Në ndeshjen e parë Kosova pësoi humbje nga Turqia (12:0), derisa ballafaqimin e radhës do ta zhvillojë kundër Shqipërisë. Edhe kjo e fundit në ndeshjen e parë ka pësuar humbje nga Turqia (11:0). Ky është turneu i tretë në të cilin po merr pjesë ekipi i të amputuarve të Kosovës, pasi më herët ka marrë pjesë në turnetë e zhvilluara në Belgjikë dhe Skoci. FFK do të vazhdojë të mbështesë secilën kategori dhe të ofrojë mundësi të barabarta për gjithëpërfshirje në futboll.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga