
Kosova do të luaj ndaj Qipros mbrëmjen e sotme për llogari të xhiros së katërt në Ligën e Kombeve. ‘Dardanët’ shihen si favoritë absolut në letër për të fituar pikët e plota në këtë takim që do të fillojë nga ora 20:45.
Por, kjo nuk do të jetë hera e parë që Kosova do ta ketë përballë këtë kundërshtar pasi janë takuar tre herët me njëri-tjetrin, ku Dardanët kanë tre fitore.
Franco Foda për këtë ndeshje do të luajë me formacionin 4-2-3-1, ku ka kthyer në portë Arijanet Muric, i cili zë vendin e Amir Saipit që e zëvendësoi ndaj Lituanisë.
Në mesfushë luajnë emra si Lindon Emërllahun dhe Muharrem Jasharin. Sulmi i është besuar Edon Zhegrovës, Ermal Krasnqit dhe Milot Rashicës, të cilët do ta përkrahin Albion Rrahmanin.
