Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

“Kam në mendje formacionin”, Franco Foda “kërcënon” Lituaninë: Marrim 3 pikët

Shkruar nga NEWSPORT
“Kam në mendje formacionin”, Franco Foda
Franco Foda, trajner i kombëtares së Kosovës

Trajneri i kombëtares së Kosovës në konferencën për shtyp i ftuar së bashku me lojtarin e Napolit, Armir Rrahmani ka theksuar rëndësinë e ndeshjes me Lituaninë dhe se fokusi është aty 100%. Trajneri ka vënë re një fakt supersticioz siç është mos stërvitja në stadiumin ku do të luhet ndeshja.

Foda është shprehur: “Lituania është një ekip i mirë me topin në administrim. Ne jemi të përgatitur, duhet të jemi kompakt në mbrojtje dhe të jemi të fokusuar mbi të gjitha për të marrë 3 pikët. E kam në mendje se kush do të luajë nesër, por nuk mund të prenoncohem këtu. Kemi patur disa seanca ku i kam qartësuar idetë e mia. Kemi dhe një seancë të fundit nesër dhe rëndësi ka kompaktësia e ekipit. Është e vertëtë se Dellova ka bërë një paraqitje të mirë në përballjen e fundit, por mos të harrojmë se dhe Fidan Alitika shumë përvojë. Në pozicionin e qendërmbrojtësit kemi disa lojtar të rinj që mund të aktivizohen aty si Ilir Krasniqi. Çdo ndeshje ka rëndësinë e vetë. Nëse duam të kryesojmë grupin medoemos duhet të fitojmë ndeshjen ndaj Lituanisë. Para ndeshjes me Qipron nuk jemi stërvitur në fushën e stadiumit dhe kjo po na ndodh përsëri. Shpresojmë të na sjelli fat kjo gjë ashtu siç fituam ndaj qipriotëve”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga