Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Iu bashkua Meriton Korenicës, ish-i i Ballkanit debuton në Rumani

Shkruar nga NEWSPORT
Iu bashkua Meriton Korenicës, ish-i i Ballkanit debuton në Rumani
Lindon Emërllahu

Lindon Emërllahu u zyrtarizua te CFR Cluj në këtë merkato dhe klubi rumun nuk ngurroi ta aktivizonte që në mundësinë e parë. Shqiptari mori disa minuta të vlefshme ditën e djeshme.

22 vjeçari që sapo iu bashkua një shqiptari tjetër si Meriton Korenica te rumunët u hodh në lojë në ndeshjen kundër Voluntari. Edhe pse thjesht një takim miqësor, mesfushori dardan mori minuta në këmëbë përballë një klubi tjetër të ligës rumune.

Vetë ish-klubi i Arlind Ajetit postoi në rrjetet sociale rreth aktivizmit të lojtarit nga Kosova. Cluj u shpreh i lumtur për nisjes e aventurës së Emërllahut me fanellën ngjyrë qershie.

Takimin e radhës klubi i ish-it të Ballkanit e ka në kampionat kundër Poli Iasit. Në këtë sfidë mund të shohim përplasje kuqezi, pasi vetëm dje u mësua se Xhuliano Skuka iu bashkua kundërshtarit të ardhshëm të produktit të Ballkanit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga