Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Ismet Munishi kritika Sylvinhos dhe “ngre” lart Kosovën: Shqipëria duhet të përmirësohet, me Zhegrovën në formë të mirë shkojmë në Botëror

Shkruar nga NEWSPORT
Ismet Munishi kritika Sylvinhos dhe “ngre” lart Kosovën:
Ismet Munishi

Ismet Munishi ka folur për “TV Klan” pas hedhjes së shortit të fazës së “Play-Off”. Shqipëria dhe Kosova mësuan kundërshtarët e tyre në këtë fazë.

Kuqezinjtë “peshkuan” Poloninë, ndërsa Kosova do të sfidohet me Sllovakinë. Munishi theksoi se “Dardanët” janë rritur, ndërsa kishte shumë kritika për Sylvinhon dhe mënyrën e lojës së tij.

“Të buzëqeshur? Futbolli është loja më e mirë në botë dhe nuk ndodh gjithmonë të fitojë më i miri. Te Kosova është një ngritje e mirë sidomos me Franco Fodan. Në ndeshjen e parë bëmë një gabim dhe më pas trajneri ndryshoi sistemin dhe strukturën e futbollistëve. Kemi patur jashtëzakonisht sukses me suksesët.

Te Sylvinho po shikoj shumë eksperimente. Disa lëvizje që nuk kanë aspak lidhje me futbollin. Ka futbollistë që janë duke luajtur dhe nuk luajnë, ka dh efutbollistë që nuk luajnë dhe luajnë në Kombëtare. Ata që janë në formë duhet të luajnë, pasi janë më të gatshëm fizikisht. Kam dyshimet e mia dhe shpresoj të rregulllohen. Ne që bëjmë kritika publikisht, kemi dhe disa të tjerë që flasin. Duhet të luajë ai që është më i mirë, shpresoj që unë të jem gabim.

Filozofia? Ne duhet ta ngrejmë si çështje, sepse ne trajnerët nuk jemi budallenj. Duhet të na vërtetojnë me fakte në fushën e lojës. Duhet që përgjigjet të jenë të argumentuara dhe formacioni të jetë siç duhet, siç e mësojmë.

Kritika më shumë për Shqipërinë se sa Kosovën? Ne jemi përmirësuar, por ata të Kosovës e kanë tmerr të dal unë në TV për shkak të kritikave që bëj. Ne na çojnë kritikat përpara dhe luftën e kam me trajnerët që gabojnë dhe luftën e dytë e kam me servilat që flasin lart e poshtë. Ne edhe e arsyetojmë veten.

Do ishe pro një përballjeje Kosovë – Shqipëri? Po të kalonin përballjet e para do të doja një sfidë mes nesh, pasi do të ishte e sigurtë që do të ishin në Kupën e Botës. Do të ishte interesante dhe ne do të kishim një përfaqësuese”, ka theksuar Munishi.

Poll

Lexo gjithashtu