
Në Kosovë ka nisur përçarja Shqipëri - Kosovë, që nga analistët në studio e deri te zyrtarët e lartë të përfaqësueses së Kosovës. I radhës është menaxheri i përfaqësueses dardane, Bajram Shala i cili ka folur në një intervistë të dhënë për "Arena e Yjeve".
I pyetur nëse do ta kishte ftuar Gripshin, Shala thotë “JO”, duke argumentuar me pretekstin se ai është i Shqipërisë. Më tej, zyrtari i FFK-së thotë se çdo lojtar i Shqipërisë duhet të luajë për Shqipërinë dhe çdo futbollist i Kosovës duhet të luajë për Kosovën.
“Jo, nuk të lë as ta mbarosh pyetjen, jo. Nuk e kontaktojmë Gripshin se është lojtar i Shqipërisë. Lojtarët e Shqipërisë duhet të luajnë për Shqipërinë, lojtarët e Kosovës duhet të luajnë për Kosovën, unë këtë e besoj fuqishëm.
Lojtarët e Italisë duhet të luajnë për Italinë, lojtarët e Gjermanisë duhet të luajnë për Gjermaninë, lojtarët e Greqisë duhet të luajnë për Greqinë, lojtarët e Anglisë duhet të luajnë për Anglinë”, është shprehur Shala.