Bashkë me humbjen, Granit Xhaka ishte edhe në qendër të thirrjeve raciste përballë Serbisë.
Mesfushori ka reaguar për atë trajtim të ndodhur në qytetin serb të Leskovac.
Në daljen për mediat para sfidës me Danimarkën, kapiteni i Zvicrës është shprehur se nuk është befasuar aspak nga reagimi i tifozëve.
“Do të isha befasuar po të ishte ndryshe”, ka thënë Xhaka, i cili tregoi personalitet në këtë 90 minutësh.
Gjatë gjithë sfidës, Xhaka u shoqërua me fërshëllima sa herë prekte topin, ndërsa provokimet ishin prezente në çdo moment.
Pavarësisht trajtimit në Serbi, Xhaka u tregua tepër profesionist, duke respektuar jo vetëm futbollistët e tifozët, por edhe teknikun serb, të cilit në fund shtrënguan duart.