Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

FOTO+VIDEO/ Korenica mëson rumunët si luhet futboll, "Dardani" e mbyll vitin si yll

Shkruar nga NEWSPORT
FOTO+VIDEO/ Korenica mëson rumunët si luhet futboll,
Meriton Korenica

Këtë fundjavë, Meriton Korenica e mbylli vitin si duhet. Lojtari nga Kosova u shpall “Lojtari i Ndeshjes”, u përfshi në “Formacioni i Javës” dhe ishte sulmuesi i vetëm i 11-shes më të mirë në Rumani.

Shqiptari realizoi dhe asistoi në ndeshjen në shtëpi të Cluj, fituar 3-2 ndaj Otelul Galatit. Meritoni mori notën super të mirë, 9.0.

Ish-futbollisti i Ballkanit shënoi në minutën e 21-të nga brenda zonës me një goditje potente dhe festoi me gjithë skuadrëqn në hare. “Dardani” asistoi në golin e 3 pikëve në minutën e 83-të duke vulosur një mbrëmje spektakli në ish-klubin e Arlind Ajetit.

Kështu, talenti i dalur nga Superliga e Kosovës lufton me ekipin rumun për titull ndaj Dinamos së Selmanit dhe ndaj rivalëve të qytetit Universitatea Cluj.

FOTO+VIDEO/ Korenica mëson rumunët si luhet futboll,
Korenica ylli i sulmit të Javës

 

Goli i Korenicës

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga