Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

FOTOLAJM/ Pjesë e rëndësishme e Ballkanit të Orges Shehit, por Geralb Smajli “rikthehet” te Vllaznia

Shkruar nga NEWSPORT
FOTOLAJM/ Pjesë e rëndësishme e Ballkanit të Orges Shehit,
Geralb Smajli me fanelln e Ballkanit (m) dhe (d) me fanellen e Vllaznise

Është pjesë e rëndësishme e Ballkanit të udhëhequr nga Orges Shehu, por duket se Geralb Smajli ka vendosur të “rikthehet” te Vllaznia. Jo fizikisht, por nëpërmjet postimeve në rrjete sociale.

Mbrojtësi ka bërë një postim në Facebook, ku ka ndryshuar foton e profilit. Ai ka vendosur një foto kur ishte pjesë e Vllaznisë.

Një veprim që ka ngjallur shumë reagime te tifozët. pikërisht njëri prje tyre ka komentuar, duke uruar që Smajli të rikthehet sa më shpejt në shtëpi (Shkodër).

Aktualisht kujtojmë se 23-vjeçari me Ballkanin ka luajtur në 7 ndeshje. 3 sfida i ka luajtur në kampionat dhe 4 të tjera në Conference League, ku ka arritur të japë edhe 2 asiste. Ndërkohë vlen të theksohet me në periudhën ku ishte pjesë e Vllaznisë ka arritur të fitojë një Kupë Shqipërie.

FOTOLAJM/ Pjesë e rëndësishme e Ballkanit të Orges Shehit,
 

 

Poll

Lexo gjithashtu