Edon Zhegrova është njëri nga 3 futbollistët që u përjashtuan nga Kosova pak ditë më parë. një vendim i ardhur pas rregullave të thyera nga lojtarët, me Franco Fodën dhe FFK-në që morën masa ndaj tyre. 25-vjeçari më pas reagoi në rrjetet sociale duke mohuar se ka kaluar natën në klub.
Përjashtimi i Zhegrovës nga Kosova nuk ka shkaktuar bujë vetëm në vendin tonë, por edhe në Francë. Largimi i tij nga “Dardanët” ka bërë jehonë të madhe, teksa “L’Equipe” i ka kushtuar një artikull.
“Futbollisti i Lille, Edon Zhegrova u përjashtua nga Kosova para transfertën me Qipron. Lojtari flitet se ka frekuentuar një klub nate, ku diçka të tillë e ka mohuar më pas lojtari”, shkruan “L’Eqiupe”.
Kujtojmë se futbollisti “dardan” është një nga lojtarët më të rëndësishëm te Lille dhe ka fituar edhe zemrat e tifozëve.