Ballkani ka prezantuar fanellat e reja për këtë sezon të ri futbollistik. Kampionët dardanë me një njoftim në faqen zyrtare kanë lançuar dizajnin e ri të uniformave që lojtarët do të mbajnë veshur këtë edicion.
“Dizajn i ri, epokë e re, për suksese të reja. Tifozë të dashur, prezantojmë para jush fanellat e skuadrës për edicionin 2024/25. Ashtu sikur kemi vepruar nga viti në vit, gjithmonë me elemente të reja por me objektivat e njejta, vazhdojmë bashkë rrugëtimin drejt synimeve për sezonin e ri. Na priftë e mbara”, shkruan klubi.
Suharekasit nisin një epokë të re pas largimit të Ilir Dajës, por nën drejtimin e Artim Pollozhanit objektivat mbeten të njëtë: Sukses kombëtar dhe ndërkombëtar.
Poll