Dinamo Ferizaj
Ditën e sotme janë zhviluar 6 ndeshje të vlefshme për raundin e 1/16-ave të Kupës së Kosovës. Në këto 6 duele nuk është se pati surpriza, teksa u shënua një total prej 14 golash.
2 korriku u mposht në shtëpi me shifrat 0-3 nga Dinamo Ferizaj. Në krahun tjetër, Flamurtari humbi po në shtëpi, por me shifrat 0-2 kundër ekipit të Vushtrrisë. Po 2-0 fitoi edhe Feronikeli në transfertë përballë Istogut.
Në ndeshjen tjetër, kryeqytetasit e Prishtiën fituan 2-0 përballë TOP Futbolli. Liria e Prizrenit mori fitore 2-1 kundër ekipit të Suharekës, ndërsa skuadra e Kek-U, humbi 0-2 përballë Vëllaznimit të Gjakovës.
Kështu, ekipet që triumfuan sot, shkojnë direkt në fazën e 1/8-ave.
Poll
