Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

ZYRTARE/ Drejtimin e merr ish-i i Ballkanit, Kosova prezanton trajnerin e ri

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/  Drejtimin e merr ish-i i Ballkanit, Kosova prezanton trajnerin e ri
Sami Sermaxhaj

Federata e Futbollit e Kosovës njofton se Sami Sermaxhaj është emëruar përzgjedhës i ri i përfaqësueses së Kosovës në konkurrencën e femrave. Më parë ky trajner ka drejtuar ekipin e Ballkanit dhe atë të Drenicës.

Sermaxhaj do të udhëheqë përfaqësuesen A në ciklin e ri garues, ndërsa ndeshjet miqësore të këtij muaji dhe muajit tjetër do t’i shërbejnë për përgatitjen e ekipit dhe përzgjedhjen e lojtareve më në formë.

Nën drejtimin e Sermaxhajt, "Dardanet" do të zhvillojë grumbullim treditor duke nisur nga nesër në Hajvali, ku do të zhvillojë edhe ndeshje testuese me përfaqësuesen U19, teksa muajin e ardhshëm do të marrë pjesë në turneun ndërkombëtar në Kairo.

Stërvitja e parë e përfaqësueses së Kosovës zhvillohet të martën në orën 11:30, në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga