
Ferizaj kundër Feronikelit ka qenë sfida hapëse e xhiros së 10-të në Superligën e Kosovës. Feronikeli ka pritur mysafirët e Edon Sadriut me shokë, kur ky i fundit u shpall “Lojtari i Javës” fundjavën e kaluar. Përsëri, ekipi i sulmuesit Sadriu ka dal fitimtar këtë javë.
Transferta kundër feronikelasve u mbyll 0-1 fal penaltisë së goditur ekzaktësisht nga ana e Abdul në minutën e 78’. Pjesa ë parë u mbyll pa rrjeta dhe u duk sikur i gjithë takimi do të ishte “i bardhë”, derisa u akordua një penalti për miqtë.
Ferizaj merr fitoren e tretë radhazi dhe mbi të gjitha e dyta jashtë fushe. Pas mundjes së Gjilanit, që është një kundërshtar më i fortë se Feronikeli 74, tani vjen fitorja e radhës. 9 pikë që e ngjisin Ferizajn në predispozita për të kapur vendet e Europës e pse jo më shumë.
