Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

FANTASTIKE/ Shqiptarët gati të “pushtojnë” stadiumin, Federata njofton shitjen e të gjithë biletave 1 muaj para ndeshjes

Shkruar nga NEWSPORT
FANTASTIKE/ Shqiptarët gati të “pushtojnë” stadiumin,
Stadiumi "Fadil Vokrri", Prishtinë

Kosova dhe Sllovenia do të përballen më 10 tetor në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, do të luhet prej orës 20:45.

Ndërkohë që Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë një njoftim të rëndësishëm para pak minutash. Edhe pse duhet rreth 1 muaj nga kjo sfidë, FFK-ja ka njoftuar që tashmë biletat janë “sold-out” në kohë rekord.

Njoftimi i FFK-së:

Të gjitha biletat për ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës 2026, Kosovë – Slloveni, që zhvillohet më 10 tetor, janë shitur në kohë rekord. Faleminderit tifozëve për përkrahjen e jashtëzakonshme. Ju jeni forca dhe motivi ynë më i madh drejt sukseseve të reja.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Federata e Futbollit e Kosovës (@ffk_kos)

Poll

Lexo gjithashtu