Ballkani nuk ka shkuar më shumë se një barazim përballë Hamrun Spartans. Sfida e parë e vlefshme për fazën e dytë të Conference League, u mbyll me rezultatin 0-0.
Suharekasit po rezultojnë dështim deri më tani në Europë. Pasi u eleminuan nga Santa Coloma në turin e parë të Champions League, rrezikojnë skualifikimin dhe nga maltezët e Hamrun.
Ilir Daja është në fije të perit. Dhe pse ka kontratë të vlefshme me Ballkanin, një eleminim i mundshëm do të nënkuptonte ndoshta fundin e epokës së tij.
Fati i Ballkanit në Europë, por ndoshta dhe e ardhmja e Dajës, do të vendosen më 30 korrik në Maltë. Prej orës 20:00, të dyja skuadrat do tentojnë suksesin.
Poll