
Etnik Brruti është një nga risitë e Sylvinhos në listën e fundit të Kombëtares shqiptare. Mesfushori i Malishevës do të jetë pjesë e kuqezinjve në dy ndeshjet e marsit ndaj Anglisë dhe Andorrës.
Pikërisht për prezencën e tij në listën e Kombëtares shqiptare, ka reaguar klubi i Malishevës. Ndër rreshta, klubi nga Kosova thekson se shqiptarët kanë vetëm një atdhe dhe vetëm një komb.
Reagimi i klubit të Malishevës:
Etnik Brruti i ftuar në Kombëtaren “A” të Shqipërisë!
Me krenari njoftojmë se lojtari jonë, Etnik Brruti, është ftuar nga Kombëtarja “A” e Shqipërisë për ndeshjet kualifikuese të “FIFA World Cup 2026 – European Qualifier”!
Kjo është një arritje e madhe jo vetëm për Etnikun, por edhe për klubin tonë.
Si kosovar, Etniku ka zgjedhur të mbrojë ngjyrat kuq e zi, duke treguar se “shqiptarët kanë vetëm një atdhe, vetëm një komb”.
Shqipëria është si shpirti dhe sporti është ura që na bashkon, duke forcuar shpirtin kombëtar dhe krenarinë tonë të përbashkët.
Urime, Etnik! Jemi krenarë për ty dhe të urojmë suksese me fanellën Kuq e Zi
View this post on Instagram