Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

“Ethet” e Serbi – Shqipëri pushtojnë tifozët, tifogrupi Plisat me MESAZH frymëzues 1 javë para ndeshjes

Shkruar nga NEWSPORT
“Ethet” e Serbi – Shqipëri pushtojnë tifozët,
Plisat

Teksa të gjithë presin me padurim ndeshjen e Kombëtares shqiptare në transfertë përballë Serbisë, “ethet” kanë nisur të ndihen.

Janë tifogrupi mbështetës i Kombëtares kuqezi dhe Prishtinës, “Plisat”, të cilët kanë bërë një gjest mjaft të bukur.

Gjatë ndeshjes Prishtina – Ballkani, e zhvilluar sot në Hajvali dhe e fituar 1-0 nga kryeqytetasit, “Plisat” kanë shpalosur 4 banderola mjaft të bukura dhe domëthenëse, duke treguar haptazi mbështetjen për kuqezinjtë e drejtuar nga Sylvinho.

“Në Leskovcin tonë, në tokën e Shqipërisë. Na bëni krenarë, për nder të historisë”, shkruhet në banderolat e shpalosura nga tifozët e Prishtinës.

Kujtojmë që ndeshja Serbi – Shqipëri do të zhvillohet të shtunën e 11 tetorit, duke nisur prej orës 21:00.

 

Poll

Lexo gjithashtu