Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

EKSKLUZIVE/ Skënder Gega sërish drejt pankinës? Trajneri i njohur vë pikat mbi "i": Kjo është e vetmja e vërtetë

Shkruar nga Nikoll Rajta
EKSKLUZIVE/ Skënder Gega sërish drejt pankinës? Trajneri i njohur
Skënder Gega

Gjilani është pa trajner, pasi ditën e sotme u shkarkua nga kjo detyrë Ardian Nuhiu. Ndërkohë që tek klubi i Superligës së Kosovës kanë nisur punën për të gjetur pasuesin e teknikut 46-vjeçar.

Një nga emrat që doli në “skenë” ishte ai i Skënder Gegës. Por i kontaktuar nga “Newsport.al”, ish-trajneri i Partizanit e ka mohuar që nga klubi në fjalë t'i jetë komunikuar diçka e tillë.

“Nuk jam kontaktuar nga klubi i Gjilanit, për herë të parë po e dëgjoj diçka të tillë”, tha Gega.

Ndërkohë që një tjetër emër që mund të marrë rolin e trajnerit tek “të kuqtë” e Gjilanit, është Bekim Isufi. Tashmë, Isufi mbetet në “Pole Position”, duke marrë parasysh që është edhe djali i qytetit.

Përsa i përket Gegës, 61-vjeçari është pa ekip që prej largimit të tij nga Partizani. Nuk dihet ende se kur Gega do të vendosë që të rikthehet në pankinë, për të ushtruar profesionin e tij.

Poll

Lexo gjithashtu