
Ballkani është shapllur kampion në Superligën U-21 tw Kosovës. Pas një edicioni të jashtëzakonshëm në kampionat, ata kanë korrur suksesin e radhës. Edhe pse ekipi i parë nuk ishte në gjendje të triumfonte në Superligë, këtë gjë e ka arritur ekipi i moshave. Ja postimi i plotë i klubit të Ballkanit:
“Urime FC Ballkani titulli i kampionit në Superligën U21. Përgëzime për ekipin U21 të FC Ballkanit për shpalljen kampion në Superligën e Kosovës për këtë grupmoshë, pas një edicioni të jashtëzakonshëm dhe me paraqitje të qëndrueshme në çdo ndeshje.
Kjo arritje pa dyshim është rezultat i punës së palodhshme, përkushtimit profesional të trajnerëve dhe stafit, si dhe disiplinës e talentit të futbollistëve të rinj, të cilët dëshmuan pjekuri dhe ambicie të madhe gjatë gjithë kampionatit.
Ky sukses jo vetëm që kurorëzon një sezon të shkëlqyer për FC Ballkanin U21, por njëkohësisht konfirmon edhe përkushtimin e klubit në rritjen dhe zhvillimin e gjeneratave të reja.
Federata e Futbollit e Kosovës riafirmon përkushtimin e saj për të mbështetur zhvillimin e futbollit të grupmoshave, si bazë për një të ardhme të ndritur për futbollin tonë. Urime kampionë!”.