
Festim Alidema
Në klubin e Ballkanin sot ka festë, një prej lojtarëve të besuar të Orges Shehit feston ditëlindjen. Bëhet fjalë për Festim Alidemën, i cili ditën e sotme mbush 28 vjeç.
Ekipi shqiptar nuk ka munguar për të uruar Alidemën në faqen zyrtare të klubit. “Sot futbollisti ynë Festim Alidema feston ditëlindjen! I urojmë shëndet dhe shumë vite të lumtura e mbushura me arritje!”, shkruan Ballkani.
Festim Alidema u bë pjesë e ekipit të Superligës së Kosovës në merkaton e verës që lamë pas. Sulmuesi 28-vjeçar sezonin e kaluar ishte pjesë e Pogradecit në Kategorinë e Parë.
Poll