Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

E pabesueshme për trajnerin, kapiteni shqiptar do të mungojë në dy ndeshjet kualifikuese

Shkruar nga NEWSPORT
E pabesueshme për trajnerin, kapiteni shqiptar do të mungojë
Amir Rrahmani dhe Berat Gjimshiti

Te Kosova kanë marrë lajmin më të keq të mundshëm. Amir Rrahmani ka pësuar një tjetër dëmtim sipas Arlind Sadikut.

Kapiteni në këtë mënyrë do të mungojë disa ndeshje dhe nuk do të mund të kontribuojë për Kosovën në 2 sfidat kualifikuese të Kupës së Botës. Për Franco Fodën ky lajm është i pabesueshëm, pasi gjermani nuk do të mund të llogaritë shërbimet e mbrojtësit në ndeshjet e ardhshme.

Siç dihet Kosova do të luajë në muajin tetor ndaj Sllovenisë në “Fadil Vokrri” dhe ndajSuedisë në transfertë. Saktësisht më 10 dhe 13 tetor, në orën 20:45, duele këto shumë të rëndësishme për rrugëtimin e “Dardanëve” në Kupën e Botës 2026.

Poll

Lexo gjithashtu