Armend Thaqi do të rikthehet në Superligën e Kosovës. Mbrojtësi dardan u transferua vetëm këtë verë në Rumani nga kampionët e Ballkanit, por zgjat vetëm kaq kjo aventurë te Cluj.
Me këta të fundit ka ndërprerë kontratën, teksa Thaqi do të transferohet te Gjilani. Nuk është hera e parë që 31-vjeçari luan për këtë ekip, pasi në vitin 2016 deri 2018 ka qenë pjesë e tyre.
Kujtojmë që përveç Gjilanit dhe Ballkanit, mbrojtësi kampion ka luajtur edhe për Hajvalinë dhe Prishtinën. Teksa, tashmë është gati për aventurën e me “Skifterat” në Superligën e Kosovës.
Poll