Giovanni Colella ka arritur akordin me Feronikelin. Këto të fundit janë pjesë e Superligës së Kosovës. Lajmin e bën të ditur nga Kosova gazetari Arlind Sadiku, që kishte paralajmëruar më parë për këtë lëvizje.
Kontrata e firmosur nga Colella është e vlefshme për 2 vite. Duhet thënë se kjo është një befasi, pasi për herë të fundit Colella trajnonte para 2 sezonesh ekipin e Partizanit.
Me të kuqtë ia doli të shpallet kampion në sezonin 2022/23. Tashmë i gjithë fokusi është te Feronikeli.
Klubi i Drenasit do të udhëtojë në Gjermani për një fazë përgatitore. Kështu Colellas i vjen në ndihmë pushimi nga kombëtaret, për të njohur më mirë skuadrën.
Poll