Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

E gjithë bota sportive e solidarizuar me futbollistin shqiptar, Gjilani në përkrahje të klubit e familjes

Shkruar nga NEWSPORT
E gjithë bota sportive e solidarizuar me futbollistin shqiptar, Gjilani
Erjon Morina

Klubi nga Kosova solidarizohet me ngjarjen e fundit të futbollisit Erjon Morina. Ai pësoi atak dhe ndodhet në gjendje të rëndë. Ndërkohë shumë klube dhe i gjithë opinioni sportiv në futbollin shqiptar kanë shprehur përkrahjen për familjen Morina dhe ekipin e Vushtrisë, ku aktivizohet Erjoni.

Klubi nga Gjilani ka shprehur se qëndron pranë në këto çaste të vështira që po kalojnë si familja,a shtu edhe e gjithë bota e sportit. Gjilanasit kanë dalë në komunikatë zyrtare ditën e sotme. Ashtu si ata dhe ne i urojmë shërim sa më të shpejtë shqiptarit tonë dhe shëndet të plotë në jetë. Sporti është pasion, por jeta vjen në radhë të parë pasi është e shenjtë.

Komunikatë:

Sport Club Gjilani qëndron prapa familjes Morina & FC Vushtrria
SC Gjilani shpreh mbështetjen e plotë për futbollistin Erjon Morinën, i cili po përballet me një sfidë të rëndë shëndetësore.
Në këto momente të vështira, ne jemi pranë tij dhe familjes së tij, duke u lutur për shërim të shpejtë dhe të plotë. Gjithashtu, qëndrojmë prapa klubit FC Vushtrria duke shpresuar se Erjoni do të rikthehet t'i përfaqafojë sërish bashkëlojtarët e tij.
Sinqerisht,
Sport Club Gjilani

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga