
Një ngjarje aspak e këndshme ka ndodhur në qytetin e Gjilanit, ku drejtori sportiv i Dritës, Valon Zymberi, së bashku me disa zyrtarë të tjerë të klubit janë rrahur me kryetarin e “Intelektualëve”, Taulant Byqmeti.
Pas eleminimit të Dritës nga Kupa e Kosovës tensionet kanë përshkallëzuar deri në përdorimin e dhunës. Pakënaqësia e tifozëve ka bërë që t’i kërkojnë llogari drejtorit Zymberi për rezultatin zhgënjyes të kësaj ndeshje.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur në biznesin e kryetarit të tifogrupit të “Intelektualëve”, Taulant Byqmeti.
Siç është raportuar dhe prej kohësh tashmë marrëdhënia mes tifogrupit “Intelektualët” dhe Valon Zymberit nuk kanë qenë aspak të mira, kjo për shkak të formës jo të mirë të ekipit.