Nuk ndodh askund nëpër botë që kapot e tifozerive “ultras” të paguhen. Por kështu nuk mendon Lulzim Berisha dhe Federata e Futbollit të Kosovës.
Siç raportohet nga “Albanian Post”, Berisha paguhet rregullisht çdo muaj nga FFK-ja. Kapo i tifogrupit të Kosovës, “Dardanët” merr 700 euro çdo muaj për kontributin e tij kur luan përfaqësuesja, pavarësisht se diçka të tillë në Shqipëri dhe botë e bëjnë për ndjenjë patriotike.
Madje, sikur të mos mjaftonte paga 700 euro në muaj, Lulzim Berisha thuhet të ketë marrë edhe 9 mijë euro të tjera gjatë vitit 2021. Kjo e bën që lideri i “Dardanëve” të jetë i pari që paguhet për diçka të këtij lloji.
Poll