
Ballkani - Prishtina
Janë zhvilluar sot dy ndeshjet e para të javës së 23-të të Superligës së Kosovës. Ballkani nuk ka arritur t’ia dalë as ditën e sotme ndaj Prishtinës për t’u rikthyer te fitorja në kampionat.
Ekipi i Shehit realizoi fillimisht me Adetunji, por Gnapi i barazoi në minutat shtesë. Ballkani tashmë e çon diferencën me vendin e parë të Dritës me 12 pikë.
Këta të fundit, u mposhtën sot në transfertë nga Llapi me rezultatin minimal 1-0. Tahiri në pjesën e parë ishte ai që vendosi gjithçka për këtë takim, duke nxjerrë ekipin e tij përkohësisht nga zona e ftohtë.
Poll