
Ferizaj
Janë zhvilluar dy ndeshje ditën e sotme të vleshme për javën e 24-t të Superligës së Kosovës. Drita ka arritur të triumfojë në supersfidën ndaj Ballkanit me rezultatin 2-0.
Një karton i kuq i ekipit të Shehit i marrë nga Gentrit Halili në minutën e 64-t, bëri që Ballkani të ndëshkohet nga Tusha dhe Selmani. Drita vijon të kryesojë Superligën e Kosovës me 53 pikë, ndërsa Ballkani mbetet e dyta me 15 pikë më pak.
Ferizaj arriti të fitojë ndaj Llapit me shifrat 2-1. Me këtë fitore ekipi i Abazit pozicionohet në vendin e pestë, ndërsa ekipi i Batatinës në vendin e tetë.
Poll