
Gjatë ndeshjes mes Kosovës dhe Sllovenisë e cila përfundoi me rezultatin 0-0 në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës, sytë e të pranishmëve nuk u ndalën vetëm tek fusha e blertë. Një banderolë e vendosur në tribunë u bë simbol i mbrëmjes duke përcjellë një mesazh të fortë historik dhe patriotik.
Në sfondin e flamujve kuqezi dhe atyre të Kosovës mbishkrimi i saj goditi zemrat e tifozëve shqiptarë.
“90 minuta futboll? Ne i mbijetuam luftës”, shkruhej në banderolë. Kjo tregon edhe njëhere lidhjen e fortë dhe të pandashme të dy kombeve si Shqipëria dhe Kosova. Gjithashtu ky mesazh vjen si një paralajmërim ndaj serbëve të cilët ditën e sotme luajnë ndaj ekipit tonë kombëtar.
Atmosfera në stadium ishte e zjarrtë dhe ndonëse ndeshja përfundoi pa gola, fituesit e vërtetë ishin vet ata, tifozeria dhe zemrat shqiptare.
