Drita ka fituar përballë Ballkanit në sfidën e vlefshme për javën e 6-të të Superligës së Kosovës. Kjo ndeshje ka përfunduar 1-0 në favor të ekipit gjilanas.
Pjesa e parë ishte pa shumë raste, teksa u mbyll me rezultatin 0-0. Me nisjen e pjesës së dytë, Drita u bë më kërkuese. Në minutën e 72-të ndeshja u bë ‘malore’ për Ballkanin, pasi sulmuesi Karrica u ndëshkua me karton të kuq.
Nga kjo situatë përfitoi Drita, të cilët shënuan në minutën e 83-të me Dabiqaj, duke bërë që Ballkani të vuajë largimin e trajnerit Ilir Daja.
Me këtë fitore, Drita shkon në vendin e 6-të me 9 pikë. Në krahun tjetër, me 10 pikë të grumbulluara pas 6 ndeshjes, Ballkani mbetet në vendin e 4-të në tabelën e klasifikimit.
Poll