
Ballkani
Përpara nisjes së Superligës së Kosovës, Ballkani po bën përgatitjet për t’u rikthyer në fushë. Ditën e sotme, të besuarit e Orges Shehit kanë arritur të fitojnë në miqësore ndaj ish-ekipit të Taulant Seferit.
Ekipi i Ballkanit ka triumfuar me shifrat e thella 7-2 ndaj Vorskla Potlavas. Një fitore e rëndësishme për djemtë e Orges Shehit që kanë treguar forcën përpara nisjes së kampionatit.
Në këtë përballje ndaj skuadrës ukrainase, ish-trajneri i Superiores i ka dhënë minuta të gjithë futbollistëve që kanë qenë pjesë e fazës përgatitore në Turqi.
Poll