
Ditën e sotme janë zhvilluar dy ndeshje të javës së 28-të të Superligës së Kosovës. Në këto dy sfida u shënuan 6 gola, teksa surpriza nuk kishte.
Ballkani i drejtuar nga Orges Shehi ia doli që të merrte një fitore fantastike në transfertë përballë Dukagjinit të Ismet Munishit. Skuadra e Ballkanit fitoi 0-5, me dygolëshin e Adetunji, dopietën e Tolajt dhe golin e Karrricës.
Kështu Ballkani mbetet në vendin e dytë me 50 pikë, 10 më pak se Drita kryesuese dhe me një ndeshje më pak. Në krahun tjetër, me 35 pikë, Dukagjini mban vendin e 7-të, duke “flirtuar” me zonën e ftohtë.
Në ndeshjen tjetër, Ferizaj mori një fitore të rëndësishme në transfertë 0-1 përballë Feronikelit. Skuadra e Ferizajt shkon në kuotën e 38 pikëve dhe merr vendin e 5-të. Ndërsa Feronikeli me 14 pikë, mbetet në vendin e fundit.