
Ballkani
Ballkani ka mbyllur me sukses fazën përgatitore në Ohër. Të besuarit e Ilir Dajës e mbyllën në mënyrën më të mirë të mundshme, duke mposhtur në miqësore skuadrën e Malishevës.
Sfida përfundoi 3-2 në favor të Ballkanit, me golat e shënuar nga Tolaj, Diaëara dhe Karrica. Kjo ishte miqësorja e katërt për djemtë e Ilir Dajës, të cilët më herët kanë barazuar 2-2 po me Malishevën, janë mposhtur 2-0 nga Tikves dhe kanë barazuar 2-2 me Tiranën.
Tashmë, klubi nga Theranda është gati për aventurën europiane, duke nisuar nga raundi i parë i Champions League. Kujtojmë që Ballkani në këtë raund do të përballet me ekipin nga Andorra, UE Santa Coloma më datë 9 dhe 16 korrik.
View this post on Instagram
Poll