
Ballkani
Ditën e sotme është mbyllur java e 28-të e Superligës së Kosovës. 3 ndeshje mjaft interesante, përmbyllën këtë javë të kampionatit, ku pati ndryshime edhe në kreun e renditjes.
Ballkani ia doli që të fitonte në shtëpi me rezultatin e pastër 2-0 përballë Lirisë së Prizrenit. Duke përfituar këtu edhe nga humbja e Llapit 0-1 me Dritën, ekipi i drejtuar nga Ilir Daja rimerr vendin e parë dhe shkon në kuotën e 56 pikëve, plus dy nga llapjanët dhe Drita.
Në ndeshjen tjetër, Feronikeli dhe Prishtina u ndalën në paqe. Sfida përfundoi në barazim pa gola 0-0.

Tabela e renditjes - Superliga e Kosovës
Poll